Ky është vendi më i lumtur në Europë

Të dhënat nga Eurostat kanë vërtetuar se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Sipas ‘treguesve të cilësisë së jetës’ të Eurostat, Austria kishte pikën më të lartë të lumturisë nga çdo shtet anëtar i BE-së, duke arritur 7.9 nga 10.

Të dhënat bazohen në sondazhet e kryera brenda çdo shteti anëtar. Polonia, Finlanda dhe Rumania u renditën të dytat në të dhënat me një rezultat 7.7 nga 10. Në anën tjetër të spektrit është Gjermania dhe Bullgaria.

Në Gjermani mendohet se situata financiare atje duket se ka pasur një ndikim të dëmshëm në lumturinë e njerëzve. Ndërsa Bullgaria rezulton i vetmi vend me rezultat më pak se gjashtë (5.6) në përgjithësi. Megjithatë, publikimi tha se faktorë të tillë si niveli i arsimit, familja dhe stabiliteti financiar kishin ndikimin më të madh në rezultatin e studimit, dhe jo vetëm pasuria. Në fund të fundit, paratë nuk mund t’ju blejnë lumturinë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 12 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Studimi zbuloi gjithashtu se deri në 20 përqind e të rriturve ishin të pushtuar nga depresioni, ndërsa nëntë përqind ishin apatikë dhe të tërhequr.

Renditja e Eurostat për vendet më të lumtura të BE-së në vitin 2023:

-Austria
-Polonia, Rumania,  Finlanda
-Belgjikë ,  Holandë
-Danimarkë , Slloveni
-Republika Çeke ,  Irlanda ,  Malta ,  Suedia
-Estonia,  Italia ,  Qiproja ,  Luksemburgu
-Spanja , Lituani
-Franca ,  Portugalia , Sllovakia
-Hungaria
-Kroacia , Letonia
-Greqia
-Gjermania
-Bullgaria

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us