LAJM I MADH për Kombëtaren! Kapiten te Italia, mesfushori i Napolit lë “Axurrët” për Shqipërinë

Mesfushori qendror Luis Hasa, ka marrë vendimin final për të ardhmen. 22-vjeçari ka vendosur të ndërrojë kombëtaren. Edhe pse kishte pozitën e kapitenit te Italia U-21, Hasa ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe do të jetë opsion për mesfushën e kuqezinjve.

Raportimi në fjalë po qarkullon intesivisht në Itali dhe më gjerë. Kartoni i Lusi Hasës i përket ekipit të Napolit, ndërsa është i huazuar te skuadra e Carrarese në Serie B.

Gjatë këtij sezoni me Carrarese në kampionat, shqiptari numëron 5 gola dhe 3 asiste, statistika bindëse, ndonëse mban pozitën e mesfushorit qendoror. Sipas “Transfermarkt”, lojtari në fjalë vlerësohet 3 milionë euro.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us