Largimi i rinjve nga vendi, deputetja Erisa Xhixho: Kjo do të sjellë edhe largimin e investitorëve

Deputetja Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me largimin e të rinjve nga vendi jonë. Ajo shprehet se nga ky largim vendi do të rrezikojë të humbasim edhe investitorët.

“Eksportuesit dhe fasonët, dy sektorët më të injoruar e të pambështetur, sot po zgjedhin të largohen nga vendi ynë për shkak të një qeverie të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Vështirësitë ekstreme me të cilat këta sektorë po përballen prej muajsh po çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt largimit të këtyre bizneseve nga Shqipëria. Kjo do t’u kushtojë shtrenjtë familjeve të 75 mijë punonjësve të këtij sektori.

Kemi muaj që kërkojmë mbështetje dhe kompesim të humbjeve që vijnë për shkak të rënies së euros dhe rritjes së çmimeve, ndërsa vendi është kthyer në lavatriçe të parave të pista. Qeveria duhet urgjent të luftojë pastrimin e parave dhe informalitetin, të cilat rëndojnë biznesin fason e përmes tij edhe ekonominë e mijëra grave dhe vajzave që punojnë në të.

Lajme të tjera |  E pazakontë! Protestuesit sulmojnë ambulancën me sirenën e ndezur, i hapin derën me dhunë

Lajmi i keq i largimit pas 27 vitesh i markës italiane të veshjeve intime është vetëm fillimi. Zhvendosja e saj nga Shqipëria në Uzbekistan do të sjellë papunësi për qindra punonjës dhe rrezikon të ndiqet edhe nga kompani të tjera, të cilave u është dëmtuar eksporti i produkteve nga mbiçmimi artificial i lekut.

Asgjë nuk është e rastësishme, por qartazi pjesë e një axhende shpopullimi që po e zbraz Shqipërinë.

Ligji i ri që taksimin me 23% për profesionistët e lirë, mosfinancimi i arsimit, mungesa e mbështetjes për familjet e reja dhe bujaria në tendera e koncesione me oligarkët tregon qartë se kjo qeveri nuk punon asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve të saj, por vetëm për të pasuruar veten e klientët e vet”, shprehet ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us