‘Larja e hesapeve’ brenda burgut të Peqinit: Kush është shkodrani, për “kokën” e të cilit u ofruan 200 mijë euro

Mesditën e së premtes, Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm, sapo ishte informuar se për të ishte lëshuar urdhri nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, të tu futur në regjimin “41-Bis”, qëllon me 4 plumba Arben Lleshin duke e lënë të vdekur, ndërsa plagos Indrit Shaqjan në këmbë.  Pas kësaj ngjarjeje të rëndë u arrestuan 12 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe Drejtori i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha.

Por vetëm Arben Lleshi, edhe një tjetër i burgosur ka qenë në shënjestër për t’u vrarë në burgun e Peqinit. Sipas dëshmisë së Indrit Shaqes, i cili mbeti i plagosur nga plumbat e Sokol Mjacajt ishin ofruar 200 mijë euro edhe për kokën e Xheladin Krujës.

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka deklaruar gjithashtu se “gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet i kanë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar.

Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

Por kush është Xheladin Kruja

Lajme të tjera |  Zbulohen shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

Xheladin Kruja më 3 maj të vitit 2001 akuzohet se vrau dy vëllezërit Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.

Vrasja ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua dy ditë më vonë. Teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor 2021 ka tentuar të vrasë ish-kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja.

Një vit më vonë, në 2013 ai u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë.

Lajme të tjera |  Përmbytjet në Vlorë/ Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri

Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, u provua, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë.

Ky sulm ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjarët.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us