Le Monde: Si Eva Kaili u përpoq të bindte Macron të ndalonte një rezolutë që dënonte Katarin

Dalin detaje të reja në ‘’dosjen Kaili”. E akuzuar për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, zbulohet një mesazh në telefonin e  Eva Kailit, ku ajo rrëfen, se ishte e ftuar në Katar nga FIFA, në kategorinë. “VIP”, më 20 nëntor 2022, për të ndjekur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Pak ditë më vonë, konkretisht më 22 nëntor 2022, Eva Kaili mori pjesë në premierën e Kupës së Botës dhe më pas darkoi për dy orë me Infantinon, bashkëshorten e tij, presidentin e atëhershëm të Federatës Franceze të Futbollit (FFF) dhe edhe dy francezë.

Sipas botimit të gazetës franceze Le Monde, kur ka mbaruar darka, zonja Kaili dyshohet se ka shkëmbyer një mesazh me një person tjetër ku i shkruan: “Ishin të çmendur”.

Lajme të tjera |  Shkencëtarët japin alarmin: Rrezikohet kolapsi i shoqërisë, “shenjat jetike” të Tokës në limit

Siç pretendon Le Monde, synimi i eurodeputetes ishte që njerëzit që ishin me të në darkë të bindin presidentin francez Emmanuel Macron, në mënyrë që të ndalojë iniciativën e eurodeputetëve të partisë së Macron në favor të një projekt-rezolute që dënon si FIFA-n dhe Katari. Infantino, i cili ishte i gatshëm të mbronte interesat e Emirit, u mbështet te Le Graët, i njohur si “NLG”, për të bërë presion mbi Elysee, me kërkesën e Kailit, tha një person që kishte njohuri për këtë çështje për Le Monde.

Ndërkohë FIFA ka preferuar të mos I komentojë lajmet, të cilat I ka konsideruar si thashetheme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us