Letrat anonime në burg, u ofruan 200 mijë euro dhe për kokën e Xheladin Krujës

Arben Lleshi nuk ishte i dënuari i vetëm që ishte planifikuar të vritet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. I burgosuri Indrit Shaqja ka rrëfyer para prokurorëve se përmes letrave anonime që qarkullonin në korridoret e burgjeve janë ofruar 200 mijë euro për “kokën” e Lleshit dhe të Xheladin Krujës.

“Një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”, dëshmon Indrit Shaqja thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.

Kruja është dënuar për vrasjen e dy vëllezërve, Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 3 maj të vitit 2001.

Lajme të tjera |  TRONDITËSE/ Pesë persona dr*gojnë dhe përdh*nojnë 14-vjeçaren

Vrasja ndodhi pas një sherri mes të rinjve, kur Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Në vitin 2013, ai u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë.

Teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor 2021, Xheladin Kruja ka tentuar të vrasë ish-kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja. Ai e ka goditur Mujën në qafë me një tub të modifikuar si thikë në çastin që ish-kreu i komunës po kthehej në qeli pas takimit me familjarët.

Çfarë ndodhi në Peqin?

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us