Dritan Hila ka komentuar kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, nga amerikanët.
Nuk veprojnë në këtë mënyrë. SHBA kanë patur një kërcënim, që ka qenë Venezuela, që bënte drogën, shumë pak, i duhet nafta, i duhet ta bëjë zap, ti thotë kinezëve dhe rusëve këtu jam unë.
A ka të drejtë ndërkombëtare? Leshin, nuk ka farë të drejtë ndërkombëtare të marrësh udhëqësin e një vendi.
Më pëlqen Amerika, është vendi ku mund të flasësh, nuk të hyn ferrë në këmbë, por në planin ndërkombëtar është perandori. Normale nuk është të rrëmbesh Presidentin e një vendi, sepse nuk do të zgjidhet asgjë.
Amerika është fuqi e madhe, fati i madh që na fut në sferën perëndimore dhe nuk vjen na merr Ramën ose Kurtin. Me ne ka bërë SPAK-un e këto, ka mekanizma të tjera.
Të flasësh për të drejtat e njeriut dhe demokracinë… Trumpin e pëlqej sepse e tha hapur. Ai tha më duhet nafta, sepse rafineritë e mia, punojnë me naftën tënde dhe do ta marr. Punon Chevron aty, do të futen edhe të tjerat. Do ta marrin, nuk pyesin fare. Ti lëmë të drejtat e njeriut. Ky tipi i prishte punë, e kapi për zverku”, tha Hila.





