Një ditë pasi një makinë përplasi efektivin e policisë teksa po kalonte në vizat e bardha para drejtorisë së policisë në Durrës, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar sot efektivin e plagosur.
Pas vizitës Balla bëri një deklaratë për mediat, ku tha se se fatmirësisht efektivi shpëtoi dhe pas pak kohësh do ti bashkohet shokëve. Balla nënvizoi se do rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, ka thënë më tej ai.
Efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka 20 vjeç mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Antonio Frroku, 30-vjeç, e cila po ecte me shpejtësi të lartë në një zonë të banuar.
Policia njoftoi se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.