“Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit”

Automjetet luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre”, tha ministri i Brendshëm.

Ndërkohë që prona të konfiskuara të krimit apo korrupsionit do të përdoren nga shteti për nevoja të caktuara dhe nuk do të nxirren në ankand.

Lajme të tjera |  Protesta e 'zjarrtë' e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?!

“Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, thekson ministri Balla.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us