Katër persona humbën jetën në një aksident rrugor dramatik që ndodhi përgjatë rrugës shtetërore 106 Jonica në komunën e Montauroin në provincën e Catanzaro rreth orës 13:30 të ditës së sotme, më 6 janar 2024. Sipas një rindërtimi fillestar të dinamikës së aksidentit, dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe tashmë policia po heton ngjarjen.
Personeli policor ndërhyri në vendngjarje dhe mbylli plotësisht rrugën për trafikun, duke vendosur një dalje të detyrueshme në kryqëzimin Pietragrande, me një devijim në rrugën provinciale. Karabinieria dhe policia rrugore kanë ndërhyrë për hetimin, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë dhënë ndihmën e parë për personat e përfshirë në përplasje.
Në të janë përfshirë dy makina, një Fiat Idea dhe një Fiat Panda. Siç u përmend, tragjik ka qenë rezultati i përplasjes ku humbën jetën 4 të rinjtë që udhëtonin me Fiat Panda. I plagosur rëndë drejtuesi i Fiat Idea. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave.
Lista e tragjedive të ndodhura përgjatë trasesë së rrugës shtetërore të Jonit 106 është e gjatë. Vdekjet (përfshirë 4 sot) kanë shkuar në 209 në 10 vitet e fundit dhe mbi 750 në 2 të fundit ndërsa në vitin e fundit, pra nga janari 2023 deri më sot, janë 22