Mandati i Ballukut/ Peleshi: Mbledhjen e shtyva se ma kërkoi Taulant Balla!

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi iu ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës, sa i takon shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

“Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhj”, tha ai.

Kujtojmë se dje u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve, në një datë të pacaktuar, derisa të jepet vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us