Manjani, ironi me panoramën politike: Elisa ka bërë zhurmë në orën e mësimit, Pilinçi merr qeverinë. Salianji, në vetadministrim, Lapaj me leje, naftës iu bë nafta

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zgjedhur ironinë për të komentuar zhvillimet politike të fundjavës, duke e krahasuar skenën politike me një “orë mësimi” ku një zhurmë e vogël kthehet në krizë të madhe.

Në një status me tone satirike, ai tallet me retorikën e përditshme politike, skenarët për “rrëzim qeverie” dhe titujt bombastikë që shpesh prodhon debati publik.

Postimi i Ylli Manjanit:

Panoramë politike në weekend.
*****
Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit dmth.
-Mos qesh!
-Urdho?!
-Kërko falje!
-Do të nxjerr jashtë!
Hahahahahahahahahahahaha

Me këtë zhurmë në orën e mësimit plasi në PS, dmth. Do bjerë qeveria. Iku. Atë që se bëro Sajmiri, Iliri, Arbeni, Erioni, Belinda etj, e bëri Elisa me zhurmën në orën e mësimit…

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Tani fillojnë bisedimet për qeveri teknike. Pëllump Pilinçi gati të marrë qeverinë tranzitore. Evi do marrë PD. Salianji në vetadministrim.

Rama dhe Berisha do ulin numrin e deputetëve nga inati i Elisës. Qorri sherr me Shehjan. Lapaj me leje të zakonshme. Të ulet numri i deputetëve!

Mediat gati titujt bombastikë. Muhamedi shpallet burim ekskluziv lajmi.
SPAK dhe Klodiana thellojnë hetimet për Belindën te telefonat e dynjasë.
Naftës iu bë nafta.
Hajt njat’jeta!
Të dielë të mbarë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us