Mark Marku: Berisha po merr me vete në greminë dhe PD, ja emri që mund ta “shpëtonte”

Ish-deputeti demokrat Mark Marku, thotë se e shikon situatën që ka përfshirë PD-në dhe kryedemokratin Sali Berisha si fundin e një epoke të tranzicionit. Marku shprehet sepolitika shqiptare nuk do të jetë siç ka qenë në 30 vjet.

“E shikoj si fundin e një epoke me të gjitha dilemat, problemet e epokës së tranzicionit dhe mënyra se si do të bëhet ndryshimi… Nuk do të jetë më as politika shqiptare, as jeta politike siç ka qenë në 30 vjet. Po bie miti i partive politike në Shqipëri.
Këtu po goditet një prej shtyllave të këtij sistemi që kemi pasur në 30 vjet, që është Sali Berisha, dhe mendoj që ka njëfarë… kjo që ka ndodhur sot, duhet të kishte ndodhur në fillim të procesit me Berishën. SPAK ka pasur një ngut të paarsyeshëm, këtë që ka bërë sot, mund ta kishte bërë që herën e parë.
Vetë SPAK ka krijuar mundësinë që ky proces të politizohet. Fati i partive lider, aty ku lideri bie, bien dhe partitë. Opozita do të jetë në ditën më të vështirë. Sikur Berisha të gjente disa figura dhe të ju thoshte “merreni partinë tani” dhe sikur të hapte një proces të ristrukturimit real jo me fjalë, PD-ja nuk do të goditej kaq shumë. Tani PD-ja është një një situatë shumë delikate”, tha Marku.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Fier/ Mjeti del nga rruga, humb JETËN pasagjeri, plagoset shoferi!

Figurën që mund të merrte lideshipin e PD-së, Mark Marku thotë se sheh Ilir Alimehmetin.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us