Marrëveshja për emigrantët në parlament, PS dhe PD me qëndrime ndryshe

Pasi qeveria i dha dritën jeshile, marrëveshja e emigrantëve tashmë ndodhet në parlament, ku fillimisht do të diskutohet në komisionet parlamentare e më pas do të miratohet në seancë plenare. Deputeti i shumicës qeverisëse, Denis Deliu e konsideron pozitive këtë marrëveshje.

“Unë mendoj që Shqipëria ka bërë gjënë e duhur. Shqipëria e mbështet Italinë por edhe Bashkimin Europian dhe besoj që është gjë e mirë, ne duhet t’i gjendemi vendeve mik ashtu siç vendet mike na janë gjendur ne shqiptarëve,” – u shpreh ai. Por opozita nuk mendon kështu, ndaj dhe ka lajmëruar që çështjen do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti Ferdinand Xhaferaj flet për mungesë transparence.

“Mungesa e transparencës ka ardhur sepse Rama nuk është nisur për të bërë këtë marrëveshje për ato që do përfitojë Shqipëria, thjesht është nisur për të bërë këtë marrëveshje për të munduar të balancojë opinionin shumë negativ që ka për problematikat e brendshme mundohet ta rregullojë me qoka të tilla ndërkombëtare,” – tha Xhaferaj.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Pedagogia Iris Luarasi shikon dy anë të kësaj marrëveshje. “Unë mendoj që çdo marrëveshje që firmoset në një lloj mënyre në fshehtësi, pa u diskutuar më përpara me publikun gjithmonë mbart një hije shumë të madhe dyshimi. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër pastaj mendoj që për të gjithë shqiptarët edhe për njerëzit që veçanërisht merren me të drejtat e njeriut, me shoqërinë civile, kur ti ndihmon emigrantët është gjithmonë një akt i mirë,” – u shpreh Luarasi.

Dy deputetët ndajnë qëndrime të ndryshime sa i takon votës më 21 dhjetor, ditë kur kjo marrëveshje do të finalizohet në parlament e cila kërkon 71 vota. “Patjetër që do të jetë votë pro në bashkëpunim dhe me kolegët e partisë socialiste. Marrëveshja si nga pikëpamja e parimeve ashtu edhe nga pikëpamja e ligjit lëvizin në një bazament shumë të lëkundshëm. Në këtë konceptim nuk mund të votohet,” –tha Deliu

Lajme të tjera |  Asidenti në Byppass-in e Fierit, kush është 30 vjeçari që humbi jetën

Në bazë të marrëveshjes së firmosur më 6 nëntor në Romë mes kryeministrave Rama dhe Meloni, pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të mbërrijnë emigrantët e parë. Parashikohet që brenda një muaj të vijnë në Shqipëri, 3000 emigrantë, të cilët pasi të përfundojnë procedurat e azilit do të largohen nga vendi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us