Masivët shkëmborë rrezikojnë jetën e banorëve në Krujë, qytetari: Thirra familjarët, i pyeta a janë gjallë

Masivë shkëmborë janë shkëputur në Malësinë e Krujës, në fshatin Kurçaj dhe kanë rrezikuar jetën e gjashtë familjeve. Shkëputja ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe shirave të shumtë që kanë mbizotëruar në këtë zonë ditët e fundit. Një prej rrugëve të fshatit ka mbetur e bllokuar, ndërkohë që banorët tregojnë momentet e tmerrit.

“Dëgjova zhurmën e gurit. U thirra familjarëve, a janë gjallë. Dola pashë gurin e madh në oborr. Dola jashtë se kisha frikë mos binte ndonjë tjetër. Pas kësaj njoftova menjëherë njësinë bashkiake. Unë nuk mund ta largoj gurin. Duhen specialistë,”- tha banori për Syri.

“U shemb shkëmbi, ka tre ditë. Mund të hiqet me matrapik. 6 familje të izoluara,”- shton ai më tej.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet për largimin e masivëve shkëmborë.

Lajme të tjera |  “Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare”, Berisha: Prioritet i jonë është zgjidhja e çështjes së pronave!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us