Mbeti i plagosur, prokuroria lëshon urdhërarrest për Shaqjen, dyshohet i përfshirë në vrasjen e Lleshit

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Indrit Shaqjas, i dënuar me burg përjetë dhe që u plagos në ngjarjen e 15 Dhjetorit brenda burgut të Peqinit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme në studion e opinion, duke iu referuar burimeve nga prokuroria e Elbasanit.

Hoxha sqaroi se Shaqja dyshohet që të ketë pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj.

“Për Indrit Shaqjen, Prokuroria e Elbasanit sapo ka lëshuar urdhër-arresti në lidhje me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pra, nuk është se aty ka pasur një rol episodik dhe thjesht e ka njoftuar padashje. Këto detaje që të përmenda, që ai ka lënë hapur dritaren, ka lënë hapur perden, e ka thirrur atë nga kollona ku ka qenë dhe ja ka sjellë para autorit, ka bërë që Prokuroria të ngrejë dyshime se ai është i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje. Prandaj edhe ai është marrë nën hetim tani për përfshirjen në këtë ngjarje”, u shpreh gazetari Hoxha.

Lajme të tjera |  Vlorë/ Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Nën ujë banesa, biznese, Kisha Ortodokse e xhamia. Në terren 24 efektivë të FA

Gjatë ditës së djeshme u bënë publike dëshmitë e 13 personave të arrestuar pas vrasjes në burgun e Peqinit, përfshirë dhe vetë Indrit Shaqjen. Ky i fundit deklaronte se kishte njoftuar Lleshin që të dilte në dritare pasi e kërkonte Mjacaj. Shaqja gjithashtu deklaroi se kishte gjetur letra me shkrim dore, ku ofroheshin deri në 200 mijë euro për të vrarë Lleshin, të cilave në rast se pranonte ai duhet që t’iu përgjigjej me shkrim. Vetë i dënuari përjetë tha se kishte vënë në dijeni Lleshin në të dyja rastet.

Të premten e 15 Dhjetorit 2023, brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin ndodhi një vrasje me armë dhe një plagosje.

Lajme të tjera |  Protesta e 7 Tetorit, Bardhi paralajmëron: Rama nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë. Po ta dinte zemërimin e ...!

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjaçaj vrau me pistoletë të dënuarin me burg përjetë Agim Lleshi, si dhe mbeti i plagosur i dënuari tjetër me burg përjetë Indrit Shaqja. Tashmë edhe këtij të fundit i është komunikuar se është i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us