Është mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, seanca për 4 personat që tentua arratisjen, përshirë të dënuarin përjetë Dan Hutra. Ky i fundit ka mohuar që të ketë qenë organizatori i planit për arratisjen nga burgu, duke hedhur aludime se ndaj tij është thurur një komplot.
“S’kam dashur të arratisem. Burgjet po më akuzojnë kot”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Nga ana tjetër, tre të paraburgosurit e tjerë, të përfshirë në tentativën e arratisjen nga burgu i Fierit, kanë deklaruar se ishin nën presionin e Hutrës dhe nga frika vendosën të ndihmonin në planin për t’u arratisur.
“Ishim nën presionn e Hutrës, ai na kërkoi planin që të arratiseshim. Kishim një qeli përballë tij dhe kishim frikë”. Gjykata ka vendosur një masë të re sigurie për ta, ndërkohë që janë transferuar nën regjimin 41 Bis.
Dan Hutra tentoi pak ditë më parë që të arratisej nga burgu i Fierit, duke rrezikuar kështu sigurinë në një tjetër institucion të vuajtjes së dënimit. Plani për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar me tre të paraburgosur të tjerë, që ndanin qelinë me Hutrën. Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të tre të dënuar për vjedhje, kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.
Duke shtypur tenxheret, Hutra dhe shokët e tij të qelisë kishin krijuar mjete prerëse me të cilat do të eliminonin zgavrën e hekurit të dritares së burgut. Më pas, plani ishte që të zbrisnin duke përdorur një çarçaf në formë litari. Por, kontrolli i zbuloi në kohë.