Me këngë e valle, shqiptarët pushtojnë sheshin qendror në Milano, festë në ditën e Pavarësisë

Shqiptarët festuan sot (28 Nëntor) anembanë kudo ndodhen 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe nga shteti fqinj, Itali, kanë mbërritur pamje të cilat tregojnë një numër të madh shqiptarësh të mbledhur në sheshin qendror të Milanos, pranë ‘Duomos’ duke festuar me ngjyrat kuq e zi, me këngë e valle.

Në pamjes shihen të rinj që valëvisin flamurin shqiptar ndërsa këndojnë këngë të ndryshme patriotike dhe kërcejnë po ashtu nën ritmet e muzikës shqiptare.

Lajme të tjera |  Shqipëria drejt prodhimit të dronëve dhe armatimeve luftarake

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us