Medalje fituesi nga Champions League te Kupa e Botës, shoku i Mario Mitajt pranë kalimit te rivalët e Ernest Muçit

Mesfushori defensiv N’Golo Kante ka hyrë në vitin e fundit të kontratës te klubi i Al-Ittihad. Duket se aventura për 34-vjeçarin ka marrë fund në Arabinë Saudite dhe rikthimi në Evropë është afër.

Skuadra turke e Fenerbahce është gati ta transferojë francezin. Mediumi “Turkiye Today” bënë të ditur se kampionët e Superkupës së Turqisë kanë dorëzuar ofertën te klubi i Al-Ittihad.

Nuk bëhet e ditur shuma, ndërsa po ashtu kanë filluar edhe negociatat me lojtarin. Vlen të përmendet se te verdhezinjtë e arabisë gjendet edhe mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj.

N’Golo Kante ka fituar gjithçka në rrafshin ekipor si me Chelsean, ashtu edhe me përfaqësuesen e Francës. Nëse kjo tratativë realizohet, francezi do të përballet me sulmusin e Kombëtares Ernest Muçi në Superligën turke, ky i fundt pjesë e Trabzonspor.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us