Mediat greke e bëjnë fakt të kryer dorëheqjen e kryebashkiakut të Himarës, reagon Goro: Vazhdoj detyrën

Gazeta online “Greek City Times” raporton se kryetari bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen.Kandidati Goro thuhet në artikull qëndroi në detyrë tek sa kundërshtari i tij Fredi Beleri është burg. Greek City Times duke mos cituar asnjë burim thotë se Goro dha dorëheqjen të shtunën.

Por si qëndron e vërteta?

Top Channel kontaktoi me kryebashkiakun Goro. Pyetjes nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo vijon të jetë në detyrë, dha këtë përgjigje: Nuk e kam dhënë. Vazhdoj detyrën.

Bashkia Himarë është kthyer në një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Arrestimi kandidatit Fredi Beleri nën dyshim e shitblerjes së votave prodhoi përplasjen më të re në marrëdhëniet mes dy vendeve ton fqinje.

Greqia ngulmon me forcë në betimin e Fredi Belerit ndërsa qëndrimi i qeverisë shqiptare është se kjo është një çështje e drejtësisë.

Lajme të tjera |  Itali/ Reshje të dendura dhe stuhi në Milano, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

Gjykata antikorrupsion pak ditë më parë rrëzoi kërkesën për betim të Fredi Belerit me argumentin se nuk plotëson kushtet për të lënë paraburgimin përkohësisht.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us