“Konfirmoj se kam drejtuar një grup”, tha Eridan Munoz Guerrero, një burrë që mban mbiemrin e gruas kolumbiane, i lindur në Shqipëri në vitin 1973, që zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë në gjyqin që quhet Sky ECC/Encrochat, që u hap të hënën në Bruksel. Ai përkuli shpinën dhe deklaroi: “Zonja Presidente, kam luajtur dhe kam humbur. Unë marr përgjegjësinë për atë që kam bërë, konfirmoj të gjitha deklaratat e mia në polici”.
Eridan Munoz Guerrero është një nga 125 të pandehurit që duhet të përgjigjet për faktet që lidhen me trafikun e drogës, të përfshirë në çështjen “Encro”. Operacioni u mundësua kryesisht nga deshifrimi i mesazheve Encrochat dhe Sky ECC, që trafikantët përdornin për të shkëmbyer drogë dhe për të bërë ‘biznesin’ e tyre në fshehtësi të plotë. Një lloj rrjeti paralel komunikimi, i cili i shërbeu tregtisë së drogës me një efikasitet të jashtëzakonshëm.
Një miliard mesazhe
Por në vitin 2021, policia belge, holandeze dhe franceze po shtojnë bastisjet e tyre dhe po zbulojnë raste të tëra kriminale. Ata zbuluan mesazhet e trafikantëve dhe përmbajtjen e tyre të paligjshme. Një miliard mesazhe të shkëmbyera në fshehtësi dhe që tashmë kanë dalë në dritë. Zbulimi i tyre do t’i lejojë hetuesit të kryejnë një kontroll më të mirë. Janë arrestuar fillimisht 48 persona me prejardhje të ndryshme, nga hajduti i përsosur deri te avokati, përfshirë agjentin tatimor dhe administratorin e spitalit. Sot, ministrit të ri të Drejtësisë belge, Paul Van Tigchelt, i pëlqen të përsërisë se është tejkaluar momenti historik i 1000 dënimeve.
Në këtë rrjet, me sa duket të gjithë kishin një rol të përcaktuar mirë. Akuza përmend grupe të ndryshme kriminale aktive që nga viti 2017, të strukturuara me hierarki, që flisnin për kryerjen e veprimeve kriminale.
Automjete të mëdhenj për transportin e kokainës
Eridan Munoz Guerrero merrte me qira automjete të mëdha për të transportuar kokainë. Duke mbërritur në Antwerp nga Amerika Latine, ai u transferua në Belgjikë, përpara se të dërgohej në katër anët e Evropës Perëndimore. Nëse pranon gabimet e tij, trafikanti ia bën të qartë edhe audiencës se shpreson që bashkëpunëtorët e tij të bëjnë të njëjtën gjë.
Belgu Ridouan Ali, nga ana e tij, pranon se ka marrë me qira makina për të kultivuar kanabis, por, sipas tij, nuk e ka prekur kurrë kokainën. Edhe belgu, Bilal Idrissi, shkoi në Bogota në fund të vitit 2019. Kur kryetari i gjykatës penale e pyeti se për çfarë kishte shkuar atje, ai u përgjigj se ka qenë për turizëm, për të vizituar vendin.
Ky megagjyq, i cili përfshin 328 çështje, nuk synon vetëm të gjykojë trafikantët e kapur në flagrancë. Gjyqi duhet të analizojë sesi në pak vite, droga dhe veçanërisht kokaina, ka arritur të depërtojë në shoqërinë belge dhe perëndimore në një masë të tillë.