Merz kritik ndaj Trump: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi nuk do të bjerë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, paralajmëroi se bombardimi i Iranit nuk do të arrijë të ndryshojë regjimin në Teheran, duke kritikuar SHBA-në për mungesë strategjie për t’i dhënë fund luftës.

Merz, i cili fillimisht mbështeti Uashingtonin për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, tha se ndryshimi i regjimit është i nevojshëm, por jo i arritshëm përmes mjeteve ushtarake.

“Ky regjim iranian… duhet të zëvendësohet nga një qeveri legjitime demokratike. Por bombardimi i tij deri në shkatërrim ka shumë gjasa të dështojë”, tha Merz në një konferencë për shtyp të hënën.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pjesëmarrjen gjermane në konflikt, duke përfshirë përpjekjet për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, dhe theksoi se lufta nuk është çështje e NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk na kanë konsultuar as përpara kësaj lufte. Për Iranin nuk ka pasur kurrë një vendim të përbashkët se a duhet vepruar”, tha Merz.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

“Prandaj as nuk shtrohet pyetja se si do të angazhohet Gjermania ushtarakisht në këtë çështje. Ne nuk do ta bëjmë”.

Trump e shoqëroi kërkesën e tij me paralajmërimin se NATO?n e pret një e ardhme e zymtë, nëse ajo nuk ndihmon në sigurimin e ngushticës, e cila është tejet e rëndësishme për transportin e naftës.

Qeveria gjermane nuk është dakord me këtë. Detyra e NATO?s është mbrojtja e territorit të aleancës, theksoi një zëdhënës i qeverisë. Dihet mirë se ngushtica e Hormuzit nuk bën pjesë në këtë territor.

Qëndrimin e njëjtë e theksoi edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), i cili paradite priti homologun e tij letonez, Andris Spruds.

“Nuk është lufta jonë, ne nuk e kemi nisur atë. Ne duam zgjidhje diplomatike dhe një përfundim të shpejtë, por anije të tjera luftarake në rajon, me shumë gjasë, nuk do të ndihmojnë.”

Lajme të tjera |  Ilir Baqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë, ish-ministri kërkon lirimin duke ofruar garanci pasurore

Merz kërkoi një plan të qartë dhe strategji për përfundimin e konfliktit, duke paralajmëruar rreziqet që një luftë e gjatë mund të sjellë për rajonin dhe partnerët ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us