Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Asamblenë e të zgjedhurve vendorë, deklaroi se bashkitë tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien.
Ai tha se buxheti i ri i vitit për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët.
“Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien. Duhet të vijojmë konsultat publike për buxhetin. Buxheti për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët. Do të fokusohemi te biznesi i vogël dhe i mesëm, të dhënia e përparësisë. E dimë se ka shumë familje që kanë ngelur jashtë për shkak të tërmetit. Këto janë çështje që do të vazhdojmë t’i ndjekim. Këshilltarët tanë përballen me arrogancë.
Inceneratorit të Tiranës i lejohet që të marrë hektarë dhe të bëjë ndërtime, ndërsa qytetarët arrestohen për banesat e tyre. Inceneratori i Tiranës, që ka ndërtim pa leje 15 ha, ose sa 30 fusha të Air Albania, vazhdon punën. Duke falënderuar këshilltarët tanë që të intensifikojnë aktivitetin e tyre”, tha Meta.