Mijëra izraelitë janë mbledhur në Tel Aviv, ku kanë bërë thirrje për një ndryshim të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu. Ata akuzuan kryeministrin për keqpërdorim të sigurisë së vendit dhe bënë thirrje për zgjedhje.
Protestat antiqeveritare që kishin tronditur Izraelin u ndërprenë kryesisht pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, pasi izraelitët lanë mënjanë dallimet politike, shkruan Sky News.
Por me luftën shkatërruese në Gaza tani në muajin e saj të katërt, sondazhet e opinionit po tregojnë mbështetje të pakët për Netanyahun.
“Qeveria që na braktisi më 7 tetor vazhdon të na braktisë çdo ditë që atëherë – të evakuuarit nga veriu dhe jugu (kufijtë), familjet e viktimave, rezervistët, pengjet,” tha Noam Alon, vëllai i të cilit, ishte një ushtar, që u vra duke u përpjekur të pastronte një qytet izraelit nga personat e armatosur të Hamasit.