Miliona euro në lojë, portieri shqiptar “rebelohet” ndaj Dortmundit

Diant Ramaj kërkon largimin nga Borusia Dortmund. “Bild” raporton se portieri shqiptar dëshiron të jetë portier i parë, një mundësi që nuk mund ta ketë te Dortmundi.

ramaj1920

Dhe klubi po ashtu është i hapur për largimin e portierit të lindur në Shtutgart. Për herë të fundit mbrojti si titullar portën e Heidenheim, që ra nga kategoria.

Ramaj nuk do të largohet pa një shifër disa milionë euro nga Dortmundi. Klubi gjerman paguante 5 milionë euro në shkurtin e vitit 2025, duke menduar se do të ishte pasues i Kobel një ditë. Kontrata i përfundon pas tre viteve.

Mundësia e Ramajt që të luajë me Shqipërinë apo Kosovën ekziston. Fakt është se 24-vjeçari deri tani ka qëndruar në pritje të ftesës së Gjermanisë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dikur ishte pjesë e Tiranës, mesfushori “braktis” Superioren dhe surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us