Mina me sahat që quhet Islam

Nga Michel Foucault

11 shkurt 1979: revolucioni në Iran. Këtë fjali më ngjan sikur e lexoj në gazetat e së nesërmes dhe në librat historikë të së ardhmes. Është e vërtetë se në këtë seri ngjarjesh të çuditshme që kanë karakterizuar dymbëdhjetë muajt e fundit të jetës politike iraniane, shfaqet më në fund një figurë e njohur. Por ky varg i gjatë festimesh dhe zie, këta miliona njerëz që i luten Allahut në rrugë, mullahët nëpër varreza që kërkojnë revoltë dhe lutje, këto predikime të shpërndara në mini-kaseta dhe një plak që kalon çdo ditë rrugën në një qytezë në periferi të Parisit për t’u ulur në gjunjë me fytyrën nga Meka; Të gjithë këtë e kishim të vështirë ta quanim “revolucion”. Sot ndihemi sikur jemi në një botë që e njohim më mirë: ka pasur barrikada; grabitje të rezervave të armëve; dhe një këshill që u mblodh me nxitim dhe u la ministrave kohë vetëm sa për të dhënë dorëheqjen, përpara se gurët të thyenin dritaret dhe dyert të binin nën presionin e turmës. Historia ka vendosur vulën e kuqe në fund të faqes që vërteton revolucionin. Feja ka luajtur rolin e saj në ngritjen e perdes; mullahët tani do të shpërndahen në masë.

Skena ndryshon. Akti kryesor është gati për të nisur: ai i luftës së klasave, i pararojave të armatosura, i partisë që organizon masat popullore etj. A do të jetë vërtet kështu? Nuk duhej të ishe profet i madh për të kuptuar se Shahu ishte politikisht i vdekur që verën e kaluar; as të kuptoje se ushtria nuk mund të përbënte një forcë politike të pavarur. Nuk duhej të kishe ndonjë aftësi të veçantë për të kuptuar se feja nuk ishte një formë kompromisi, por një forcë e vërtetë: një forcë që mund ta bënte një popull të ngrihej jo vetëm kundër sovranit dhe policisë së tij, por kundër një regjimi të tërë, kundër një mënyre jetese, një bote të tërë. Por gjërat janë mjaftueshëm të qarta sot, ato na lejojnë të gjurmojmë atë që duhet ta quajmë strategji e lëvizjes fetare.

Lajme të tjera |  E rëndë në Itali/ Shqiptari v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur

Demonstratat e gjata – nganjëherë të përgjakshme, por të përsëritura pa pushim – ishin akte të shumta ligjore dhe politike, që në të njëjtën kohë e privuan Shahun nga legjitimiteti dhe personelin politik nga përfaqësimi. Fronti Kombëtar u përkul. Baktiari nga ana tjetër, donte të rezistonte dhe të merrte nga Shahu një legjitimitet që do ta meritonte duke garantuar largimin pa kthim të sovranit. Pa rezultat! Pengesa e dytë ishin amerikanët. Këtyre duhej vërtet t’ua kishe frikën. Në fakt u dorëzuan. Nga pafuqia, por edhe për llogari: në vend që të mbështesin me të gjitha forcat e tyre një pushtet që po vdiste me të cilën ishin shumë të kompromentuar, ata preferojnë të lënë të zhvillohet një skenar si ai i Kilit, të lënë konfliktet e brendshme të përkeqësohen dhe të ndërhyjnë më vonë. Ndoshta mendojnë se kjo lëvizje, e cila në fund të fundit shqetëson të gjitha regjimet në rajon, çfarëdo qofshin ato, do të përshpejtojë një marrëveshje në Lindjen e Mesme. Kjo u kap menjëherë nga palestinezët dhe izraelitët: të parët i bënin thirrje Ajatollahut për çlirimin e Vendeve të Shenjta, ndërsa të dytët kërkonin disa arsye më tepër për të mos dorëzuar asgjë.

Lajme të tjera |  Basha në Preshevë, takon kryekomunaren Ardita Sinani: Spastrimi i heshtur etnik, të reagojnë ndërkombëtarët

Për sa i përket pengesës së ushtrisë, ishte e qartë paraliza që i ishte shkaktuar nga rrymat që e përshkonin. Por kjo paralizë, e cila ishte një avantazh për opozitën për sa kohë mbretëronte Shahu, bëhej rrezik sapo një prirje e caktuar ndihej e lirë, në mungesë të ndonjë pushteti, për të vepruar në mënyrën e vet. Prandaj: ishte e nevojshme hyrja në ushtri pjesë-pjesë, pa e shkatërruar atë shumë shpejt. Por prishja ndodhi më shpejt se sa pritej. Provokim, aksident, nuk ka rëndësi. Një grup “djemsh të fortë” sulmuan fraksionin e ushtrisë që kishte kaluar në anën e Ajatollahut, duke nxitur një afrim midis tyre dhe turmës, që shkoi shumë përtej demonstrimit të thjeshtë të numrave. U kalua në shpërndarjen e armëve. Pika kryesore klasike e çdo ngritjeje revolucionare.

Corriere della Sera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us