Ministri grek i Mbrojtjes: Vizita e Erdoganit hap pozitiv, por duhet të jemi gati për çdo skenar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias në një intervistë të dhënë për gazetën “To Vima tik Kyriaki”, ka folur për vizitën e Erdoganit.

Vizita e Erdoganit dhe Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit në Athinë ishte një hap në drejtim të qetësisë së marrëdhënieve greko-turke. Megjithatë, ne nuk jemi naivë të presim heqjen e problemeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë “me magji”.

“Ne duhet të jemi gjithmonë gati për skenarin pozitiv dhe atë negativ”, shtoi ai.

Është e dobishme të diskutojmë edhe kur dihet se nuk pajtohemi, pasi kjo ndihmon për të shmangur një “aksident”. Me fjalë të tjera, një veprim që mund të mos jetë i paramenduar, por në mungesë të kanaleve të komunikimit do të marrë përmasa të paparashikueshme”, sqaroi zoti Dendias.

Lajme të tjera |  Albin Kurti shpall fitoren në zgjedhjet e Kosovës: Koalicion qeverisës me Guxo dhe Alternativën

Lidhur me takimin e tij me homologun Yassar Guler, Dendias iu referua komunikimit të tyre të mirë personal, por nënvizoi se “nëse duam një ndryshim real të faqes në marrëdhëniet greko-turke, duhet edhe ndryshimi i qëndrimit të vendit fqinj për çështjet strukturore, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë regres në tension në të ardhmen”.

Dendias vazhdoi duke thënë: “Shpresoj që Turqia nga ana e saj të vazhdojë të kontribuojë në shmangien e tensioneve në terren.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us