Misteri i “testamentit kolumbian” të Silvio Berlusconit

E fejuara e ish-kryeministrit Italian që vdiq muaj më parë u thirr nga prokurorët në një kazermë të Guardia di Finanza për të rindërtuar një dyshim që kanë lindur udhëtimet në Kolumbi të Marta Faschina-s.

Deputetja 33-vjeçare Marta Fascina, shoqëruesja e fundit e Silvio Berlusconit, u intervistua në një kazermë të Guardia di Finanza nga prokurori i Milanos, Marcello Viola, si pjesë e hetimit mbi dosjen e quajtur “testament kolumbian.

Hetimi – sipas asaj që shkruan Corriere della Sera – ka të bëjë me Marco Di Nunzio, një sipërmarrës 55-vjeçar torinez që jeton në Kolumbi, ish-krijues i listës sekrete Bunga-Bunga, i hetuar për publikimin e një testamenti të dyshuar më 29 shtator 2023 në Itali, të nxjerrë nga një studio noteri në Napoli.

Di Nunzio, shkruan gazeta, nuk është më nën hetim vetëm për falsifikim të testamentit dhe tentativë mashtrimi, por edhe për tentativë zhvatjeje ndaj fëmijëve të Berlusconit, të cilët, sipas dokumentit të publikuar, më 21 shtator 2021 para një noteri në Kartagjenë do të duhet t’i kishin dhënë atij 26 milion euro , një jaht, vila në Antigua, në Antile, dhe mbi të gjitha 2% e Fininvest.

Lajme të tjera |  "Banorët do të dëmshpërblehen"/ Përmbytja e Vlorës, flet ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve, kemi evidentuar 62 godina!

Më 6 nëntor, Di Nunzio, tashmë nën hetim, kishte kërkuar pa sukses në Gjykatën Civile, sekuestrimin e një pjese të pasurive të trashëgimtarëve Berlusconi. Pas kësaj erdhi kundërpërgjigja e ambasadës italiane në Bogota, e cila vërtetoi se Berlusconi nuk kishte hyrë kurrë në Kolumbi, aq më pak më 21 shtator 2021 kur me sa duket në Kartagjenë ai do të kishte shprehur vullnetin e tij para një noteri.

Ndërkaq, biznesmeni nga kolumbia mbron tezën, sipas të cilës Berlusconi nuk figuronte në regjistrat normalë të kufirit të Kolumbisë sepse ka hyrë nga deti, ku ka udhëtuar në një anije të madhe peshkimi.

Ai ka sjellë dy fatura për blerjen atë ditë të dy pikturave nga Botero dhe një smeraldi, si dhe rezultati negativ i një testi Covid, që Di Nunzio thekson se është kryer nga Berlusconi. Për këtë çështje, prokurorja Viola dhe prokurorja Roberta Amadeo donin ta pyesnin Fascinën nëse i kujtohej se ku ishte Berlusconi më 21 shtator 2021 dhe nëse me sa ajo dinte, a kishte qenë ndonjëherë në Kolumbi. Fascina e mohoi, si dhe dokumentoi ditën e 21 shtatorit me hollësi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us