Mjegulla “pushton” stadiumin, ANULOHET ndeshja e kampionatit shqiptar

Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli nuk u zhvillua sot për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Kjo për arsye të pranisë së dendur të mjegullës, e cila e bëri të pamundur zhvillimin normal të takimit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja do të luhet nesër, në orën 12:00.

Kujtojmë se sfida ishte parashikuar të luhej sot në Peshkopi, duke nisur prej orës 13:30.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us