Momenti kur Kim Jong Un shpërthen në lot ndërsa u kërkon grave të kenë më shumë fëmijë, videoja e liderit të Koresë së Veriut po bën xhiron e rrjetit

Një moment i rrallë i liderit të Koresë së Veriut po bën xhiron e mediave ndërkombëtare, ku i forti i Phenianit këtë herë nuk ka treguar forcë, siç e ka zakon, por ka shpërthyer në lot.

Ndërsa Kim Jong Un u fliste grave duke u kërkuar atyre që të kishin më shumë fëmijë për të reduktuar problemin e nivelit të ulët të lindjeve dhe për të “forcuar kombin”, ai nuk mundi t’i mbante lotët.

 

Në një event speciale për mëmësinë, para një audiencë prej mijëra gra dhe vajzash në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Kim u shfaq duke nxjerrë një pecetë dhe duke fshirë sytë.

Shumë nga audienca, gra të veshura me veshje tradicionale shumëngjyrëshe, qanë bashkë me udhëheqësin e tyre.

Lajme të tjera |  Këmbanat bien pas 5 vitesh në 'Notre Dame'! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

“Jemi përballë një morie detyrash. Nënat tona duhet të bashkohen për t’u përballur me ta”, tha presidenti i Koresë së Veriut duke iu drejtuar audiencës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us