‘Mund të mbyllet edhe në spital psikiatrik’, gazetari komenton deklaratën e Krajës: Kush e do izolimin e Berishës

Gjatë fjalës së tij përpara Këshillit të Mandateve, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, duke përmendur masat e shtrëngimit ndaj deputetit Berisha, përmendi edhe dërgimin e tij në një spital psikiatrik, përveç masave të arrestit me burg dhe atij të arrestit shtëpiak.

Këtë pjesë të ligjëratës së tij e citoi në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetari Andi Tela, për të ilustruar arrogancën e SPAK. Sipas tij, ndëshkimin e Berishës nuk e bën Rama, por amerikanët, sepse janë ata që e duan të akuzuar.

Tela tha më tej se edhe Berishës është duke i pëlqyer që në një mënyrë apo në një tjetër të luajë rolin e viktimës.

Pjesë nga biseda:   

Andi Tela: Unë nuk ndaj tezën e Sejaminit se është Rama që e bën këtë, por më lart se Rama. Amerikanët, janë ata që e duan Doktorin të akuzuar, siç e akuzuan për korrupsion pasiv.

Ylli Rakipi: Pra ti po thua që Amerika po tregon direkt se pse është korruptuar Doktori?

Andi Tela: Arroganca e GJKKO-së në këtë rast e tregon këtë gjë. Sot për herë të parë u bë pyetja SPAK-ut: Mund të na shpjegoni pak nenin e Kushtetutës që përveç arrestit me burg dhe të shtëpisë, thotë çfarëdolloj forme të heqjes së lirisë?  Përgjigja e Arben Krajës ishte: po është edhe varianti i shtrimit në spital psikiatrik, në kuptimin që përveç këtyre dy masave, një formë tjetër e heqjes së lirisë është që ta marrësh dhe ta çosh në spital psikiatrik. Nuk u hyri fare këtyre të tjerave, por tha kjo është forma.

Doktori mund ta kishte zgjidhur më thjeshtë këtë, mund të shkonte që sot në SPAK dhe të thoshte që u paraqita meqë kërkesa ka shkuar në kuvend, mund të shkojë edhe javës tjetër, pa filluar gjykata për vendimin e masës së arrestit. Unë kam përshypjen se edhe Doktorit mund t’i interesojë masa e arrestit në shtëpi, se duke u bërë viktimë e kurthit socialist dhe amerikan. Dhe ndoshta kjo në zgjedhjet e pas një viti e gjysëm mund t’i shtohet vjedhja e votës, mosshënimi i emrit të partisë, izolimi nga gjykata, janë argumenta të Doktorit për të justifikuar një humbje.  

Gjatë ditës së djeshme Këshilli i Mandateve në Kuvend i hapi rrugë dhënies së autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. 5 përfaqësues nga mazhoranca, si dhe Enkelejd Alibeaj dhanë aprovimin që votimi për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës të bëhet ditën e enjte në Kuvend. Vetë Berisha zgjodhi që të mos përballej me prokurorët e SPAK, të cilët i konsideroi laro të Edi Ramës.

Lajme të tjera |  Bardhi denoncon: Policia e Shtetit braktis prokurorët dhe gjyqtarët! Nuk është e pranishme në protestën e paligjshme para SPAK-ut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us