Mungoi në takim, qytetari thumbon Bylykbashin në sy të Berishës: Ishte më e rëndësishme ditëlindja e gruas…

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti foltoren e radhës në Sukth ku u përball me kritika nga një qytetar i cili thumboi deputetin e zonës, Oerd Bylykbashkin, i cili mungoi në takim.

Sipas demokratit, Bylykbashi mungoi në takim për shkak të datëlindjes së gruas, ndonëse sipas qytetarit, ai nuk është dukur në zonë që pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ai deklaroi se kishte ditëlindjen e së bijës, por e ka lënë për të ardhur te Sali Berisha dhe e dinë të gjithë.

“Sot është dhe një koicidencë tjetër, dhe fatkeqësi, uroj drejtuesin e qarkut se paska ditëlindjen e bashkëshortes dhe nuk ndodhet këtu, personalisht kam nga 11 maji që nuk e shikoj. Unë kam ditëlindjen e time bije, e lashë për të ardhur te Sali Berisha, dhe e dinë të gjithë. Dita 20 nuk duhet të jetë paradë mode, jemi në kulmin e mbijetesës”,deklaroi demokrati.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us