Nacionalistët sllovenë të “alarmuar” se mund të ketë “kryetarë komunash shqiptarë“ në Slloveni

Kryetari i Partisë Nacionaliste të Sllovenisë, Zmago Plemeniti, ka paralajmëruar se ndryshimet demografike, të nxitura nga tregu i punës, mund të çojnë “së shpejti” në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë të komunave në disa zona të Sllovenisë.

Plemeniti ka pretenduar se shqiptarët janë duke “marrë nën kontroll” shumë qytete sllovene, duke iu referuar rritjes së ndjeshme të numrit të punëtorëve shqiptarë në disa rajone të vendit, veçanërisht në sektorët industrialë dhe të logjistikës.

“Së shpejti disa qytete sllovene do të kenë kryetarë shqiptarë”, ka shkruar deputeti slloven në një postim në platformën “X” pas disa shpalljeve për punë në gjuhën shqipe dhe sllovene në qytete sikurse Celje – qyteti i tretë më i madh në Slloveni.

Por sipas Ambasadës së Shqipërisë në Ljubjanë, në Slloveni jetojnë rreth 10.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Një numër i kufizuar shqiptarësh nga Shqipëria është vendosur në Slloveni pas viteve ’90.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us