Naim Murseli mori pjesë në dasmën e vajzës së Donald Trump

Gjatë vitit 2022, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany u martua me biznesmenin libanez Michael Boulos. Ata u martuan me një ceremoni luksoze, të mbajtur në Palm Beach të Floridas. Mes shumë të ftuarve në dasmë, ishte edhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka postuar edhe në rrjetet sociale, video ku takohet me ish-presidentin amerikan.

Videon, ku Behgjet Pacolli shihet duke shtrënguar duart me Donald Trump e ka filmuar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Naim Murseli. Pikërisht Murseli sot akuzohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, duke paguar një bashkëfshatar 30 mijë euro.

Naim Murseli ka në Facebookun e tij foto të shumta me personalitete politike, të artit apo të sportit. Ai ka publikuar nga kjo dasmë, një foto me djalin e presidentit amerikan Donald Trump, Eric Trump.

Liridona Ademaj u ekzekutua më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” të Prishtinës. Rasti fillimisht është raportuar si grabitje, por më pas ka rezultuar krejtësisht ndryshe. Pas 28 orësh hetime, policia arrestoi Naim Murselin, si organizatorin e vrasjes së gruas së tij. Ai kishte paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen. Plava ka pranuar se ka marrë 15 mijë euro si parapagim për këtë ekzekutim dhe se 15 mijë euro do t’i merrte në një moment të dytë. I prangosur për ngjarjen e rëndë është edhe ushtari i FSK-së, nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në krim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us