Udhëheqësi i opozitës ruse, i burgosuri Alexei Navalny do zhvendoset në një burg të ri në një pjesë tjetër të vendit dhe mbërritja e tij atje do të jetë në përputhje me ligjin, u citua të thoshte të premten shërbimi i burgjeve të Rusisë.
Aleatët e Navalny-t, të cilët po përgatiteshin për transferimin e tij të pritshëm në një regjim special (masa më e ashpër në sistemin e burgjeve të Rusisë) thonë se ai nuk është parë nga avokatët e tij që nga 6 dhjetori dhe kanë ngritur alarmin për vendndodhjen e tij.
Procesi i lëvizjes së të burgosurve me hekurudhë nëpër vendin më të madh në botë mund të zgjasë me javë të tëra, me avokatët dhe familjet, që nuk mund të marrin informacion për vendndodhjen dhe mirëqenien e të burgosurve, derisa të arrijnë në destinacion. Sota.vision, një gazetë online në gjuhën ruse, e cila bën raportime gjyqësore, thanë se Navalny do të shkojë në rajonin e Vladimirit, një zonë 235 km nga Moska.
Gazeta ‘Sota.vision’, themeluesi dhe kryeredaktori i të cilës janë caktuar si agjentë të huaj nga autoritetet, citoi të thoshte: “Alexei Navalny u largua nga Institucioni Federal i Ndëshkimit IK-6 në rajonin e Vladimirit, tek një institucion korrektues të vendosur jashtë rajonit të Vladimirit, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Qytetit të Moskës të 4 gushtit 2023.” Transferimi thuhet se do të bëhet në përputhje me legjislacionin penal rus