Në 46-vjetorin e lindjes, Veliaj mesazh nga qelia: Zbulova miqtë e ditëve të vështira!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia në rrjetet sociale me rastin e 46-vjetorit të lindjes.

Ai thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj falënderon personat që janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël gjatë këtyre 10 muajve kur ai ka qenë i paraburgosur.

Kryebashkiaku e quan vitin 2025 absurd, por thotë se i mundësoi të zbulonte miqtë e ditëve të vështira, të cilët nuk do t’i harrojë kurrë.

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga ??!”, shkruan Veliaj.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us