Në muajin e 7-të të shtatzënisë, FOTOT e para të Ajola Xoxës me barkun e rrumbullakosur

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është shtatzënë për herën e dytë. Lajmi që përflitej prej kohësh, u konfirmua edhe nga avokati i saj, Maks Haxhia, vetëm pak ditë më parë. Në gjyqin për dosjen “Veliaj”, Xoxa nuk u paraqit, me pretendimin sipas avokatit, pikërisht për shkak të shtatzënisë.

“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.

Xoxa ndodhet rreth muajit të shtatë të shtatzënisë, ndërsa çifti ka përdorur metodën in vitro pas disa tentativash të mëparshme. Ajo ka qëndruar larg paraqitjeve në media, sidomos gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj saj dhe bashkëshortit, ndërsa së fundmi panorama ka publikuar disa fotografi të shkrepura në Bllok, në shoqërinë e nënës së saj.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Ajo shfaqet e veshur me rroba të gjëra dhe të errëta. Megjithatë, nuk ka arritur t’u shpëtojë syrit të paparacëve, pasi barku i saj i rrumbullakosur tashshmë është lehtë i dukshëm.

Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us