“Nëse nuk restaurohet do e shembë tërmeti i parë”, copa betoni shkëputen nga “Hagia Sophia” në Stamboll

Kisha e famshme “Hagia Sophia”, e konvertuar pas një urdhri të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në xhami, ka pësuar dëmtime. Në një video të kamerave të sigurisë të bërë virale, shihet se nga kupola e simbolit të Stambollit bien copëza suvaje mbi kokat e vizitorëve, duke i vënë ata në rrezik.

Gazeta turke Birgün vë në dukje se nga “Hagia Sophia” bien fragmente betoni. Besohet se pamjet janë filmuar në shtator të vitit 2022 dhe aty vizitorët shihen duke vrapuar të frikësuar.

Zyrtarë turq të cituar nga gazeta pohuan se “copa suvaje bien nga tavani për shkak të lagështirës së krijuar”.

Duke komentuar materialin vizual, kryetari i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Historisë së Artit (Sanat Tarihi Derneği STD), Serif Yasar, theksoi se “nëse Shën Sofia nuk restaurohet, ajo do të shembet me tërmetin e parë”.

Lajme të tjera |  BBC: Plani i Trump për Rripin e Gazës nuk do të realizohet, por do të shkaktojë pasoja!

Kur Hagia Sophia ishte muze, pra para se të shndërrohej në xhami, kishte një këshill shkencor. Në mbledhjen e fundit para se të shfuqizohej, këshilli vendosi se Hagia Sophia është 1500 vjeçare dhe nëse nuk restaurohet sa më shpejt, do të shkatërrohet nga tërmetet. Grupe me jo më shumë se 25 persona duhet të pranohen brenda saj”, tha Yasar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us