Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Rama: Historike!

Ditën e nesërme në Maqedoninë e Veriut pritet të marrë detyrën kryeministri i parë shqiptar, Talat Xahferri. Kryeministri i vendit tonë Edi Rama në reagimin e tij e konsideron historik këtë moment.

Bashkangjitur shkrimit të tij Rama ka ndarë një foto të Talat Xhaferrit dhe Ali Ahmetit me duar të shtrënguara, ku shprehet se ky i fundit ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Edi Ramës:

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto.

Maqedonia e Veriut do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferri, duke u bërë kështu vendi i katërt në Ballkan që ka në krye të vendin një shqiptar.

Lajme të tjera |  PS drejt 83 mandateve, REAGON Sali Berisha!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us