Një seri e re dokumentarësh për jetën e Aleksandrit të Madh do të shfaqet në Netflix. Sipas njoftimit zyrtar të platformës së transmetimit, produksioni do të shfaqet premierë më 31 janar 2024. Pjesa më e madhe e xhirimeve u zhvillua në shtator 2022 në Marok.
Protagonistët janë Mido Hamada, i cili do të luajë rolin e mbretit Darius, ndërsa Buck Braithwaite do të interpretojë Aleksandrin e Madh.
Seriali do të ketë gjashtë episode. Tony Mitchell, i cili më parë ka punuar në “The Baxter’s” dhe ishte gjithashtu pas “The Bible”, është producent.
Dokumentari kombinon intervistat e ekspertëve duke u bazuar në jetën e Aleksandrit të Madh dhe pushtimin e Perandorisë Persiane.
First look at ALEXANDER: THE MAKING OF A GOD, a new docudrama series coming on January 31st, 2024!https://t.co/w6CzuMZX6m pic.twitter.com/ot6HaIa2ax
— What’s on Netflix (@whatonnetflix) December 13, 2023