Nga goli historik kundër Serbisë te ndeshje me Anglinë, prindërit surprizojnë Rey Manajn (FOTO)

Në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj është surprizuar nga prindërit e tij.

Ata kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Mitrovicës në Kosovë, teksa nuk kanë hezituar të pozojnë pranë murales ikonike, ku Manaj feston me shqiponjë golin e fitores karshi Serbisë në Leskovc

Bomberi lushnjar nuk ka ngurruar ta postojë këtë imazh në “story”-in e “Instagram”. Vetë Rey Manaj ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe përfaqësuesen “Daradane”, ku në prononcimin pas fitores me Andorrën, shprehu dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.

Nga goli historik kundër Serbisë te ndeshje me Anglinë,

“Story” i Rey Manaj
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us