“Nga sot je shtetas shqiptar”, Begaj surprizon “live” Silvinjon, Rama pajis kuqezinjtë me pasaporta diplomatike

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka marrë sot nënshtetësin shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës.

“Dhurata”, drejtuesit të kuqezinjve i është bërë drejtpërdrejt në një eveniment festiv me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Teksa ka mbajtur fjalën e tij, kryeministrit Edi Rama ka ftuar në skenë presidentin Bajram Begaj dhe Silvinojn.

“Nga sot je shtetas shqiptar”, Begaj surprizon “live”

Rama, Begaj dhe Silvinjo

 

“Sot së bashku me presidentin duam të të deklarojmë një qytetar shqiptar”, tha Rama teksa në skenë u ngjit Silvinjo.

“Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë legale, unë po i bëj një kontratë legale duke e legalizuar si shqiptar”, shtoi presidenti Begaj.

Lajme të tjera |  Tentoi të arratisej apo vetëdorëzua? Zbardhet e vërteta e arrestimit të shefit të Qarkullimit. Çfarë u zbulua nga përgjimet (PAMJET)

Pasi lexoi dekretin, Rama ia dorëzoi atë Silvinjos. Trajneri i kuqezinjve shprehu emocionet dhe tha se është i lumtur të kontribuojë në sportin shqiptar.

Në fund, Rama ka njoftuar se do të pajisë me pasaporta diplomatike të gjithë stafin e kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us