Nga turqit, te kinezët dhe finlandezët e ukrainasit, kush preferon Shqipërinë për turizëm

Gjatë këtij viti Shqipëria ka qenë një destinacion i preferuar turistik, jo vetëm nga shtetas të vendeve tradicionale, por edhe më larg. Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-tetor numrin më të madh të vizitorëve e ka regjistruar Kosova me 3,681 milionë, ose 37,6% të totalit të vizitorëve të huaj. Më pas ndjekin vizitorët nga Italia me 812,7 mijë, ose 9,5%, ndjekur nga Greqia 549,5 mijë, ose 8,8% të totalit të vizitorëve të huaj.

Krahas këtyre të dhënave vërehen edhe disa shifra interesante që kanë të bëjnë me rritjen e vizitorëve të huaj gjatë janar-tetorit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritjen më të madhe në përqindje e kanë regjistruar vizitorët nga Kina me 183%, ose 10.944 persona. Ky fakt lidhet drejtpërdrejtë me heqjen e kufizimeve të COVID-19 nga ky vend. Rritje me 134% kanë regjistruar vizitorët nga Turqia ku në 10 muaj Shqipërinë e vizituan rreth 176 mijë shtetas turq.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Nga ana tjetër, ndonëse në gjendje luftë prej më shumë se një vit e gjysmë, rreth 80 mijë shtetas nga Ukraina kanë vizituar Shqipërinë, me një rritje krahasuar me një vit më parë prej 127%. Risi e shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit për këtë periudhë është Finlanda. Shtetasit nga vendi nordik kanë shfaqur interes të shtuar për Shqipërinë me një rritje të hyrjeve prej 107%, ndonëse numri i tyre është tepër modest me gati 16 mijë persona. Ndërkohë, vërehet një rënie e ndjeshme e hyrjes së shtetasve nga Rusia me 48% krahasuar me një vit më parë, si dhe e serbëve me 3%.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us