Viti i ri ka nisur me një dramë të re në “showbiz-in” shqiptar. Deklaratat e dhëna nga moderatorja Dojna Mema duket se kanë pasur një ndikim jo fort të mirë tek modelja Rike Roci. Moderatorja e njohur, Dojna Mema, ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku gjithashtu dha një fjalim për “mbipopullimin” e ekraneve shqiptare nga vajzat e “Instagramit”, gjë që sipas saj po ushtronte presion për të pasur më shumë para.
Videot e saj janë prerë dhe shpërndarë në rrjet, e një prej tyre ka dalë në Instagramin e Rike Rocit, e cila nuk ka mundur dot ta kalojë pa e komentuar.
“Harroi kjo që çuni babit *** i vente 500 euro në ballë dhe ju bënin sytë zemra kësaj… I urrej vajzat që bëjnë si moraliste dghe pastaj nga mbrapa janë më keq.”
Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullanin. Në momentin që një prej komentuesve i kërkoi që t’i jepte 500 euro moderatores, ‘porosi’ që u krye. Deri më tani, nga ana e Dojnës nuk ka asnjë reagim lidhur me komentin e lënë për të.