Nis vjelja e mandarinës në Konispol, por nuk ka punëtorë!

Në fshatin Mursi të Konispolit mandarina është pjekur, dhe prej disa ditësh kanë nisur eksportet e para të saj. Këtë vit produkti doli me vonesë në treg, për shkak të temperaturave të larta deri në mes të nëntorit, por sërish cilësia është shumë e lartë.

“Sot është dita e parë, që kemi arritur kulmin e sezonit të eksportit. Gjendja e mandarinave është shumë e mirë, është pjekur thuajse 80% e fushës. Kemi filluar të vjelim në të gjitha parcelat, dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm që deri në fund të dhjetorit të kemi arritur atë kulmin , që ne kërkojmë gjithmonë”, thotë një fermer.

“Importi i mandarinës nisi me vonës këtë vit për shkak të motit mandarinat nuk ishin gati, por tani çdo gjë është bë rregull, mandarinat kanë marrë ngjyrë. Situata është e mirë këtë vit, ka kualitet të mirë”, shton ai.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Vendet e Bashkimit Europian por edhe ato lindore janë shtetet ku po eksportohen mesatarisht 100 ton mandarina në ditë. Për Konstandin Nachevski, që importon mandarinën e Konispolit prej 5 vitesh produkti shqiptar ka më shumë cilësi dhe çmim të arsyeshëm, krahasuar me Greqinë fqinje.

“Momentalisht po kapim 100 ton në ditë të cilat shkojnë në Bashkimin Europian, në vende si Polonia, Kroacia, Rumania pastaj edhe në shtete si Ukraina, Moldavia etj. Ne punojmë prej 5 vitesh vetëm më Shqipërinë, kemi punuar më para edhe me Greqinë, por këtu le të themi që kemi kushte më të mira për të punuar, në çmime, në kualitet, në çdo gjë do të thosha”, shprehet ai.

Lajme të tjera |  PËRPLASJA e Braçes me Lapajn: Fashist i Berishës! Kreu i "Shqipëria Bashkë": Je përgjegjës nëse preket familja ime

Edhe gjatë kësaj fushate të vjeljes së mandarinës, fermerët tregojnë se gjetja e punëtorëve është kthyer në një problem serioz për bujqësinë shqiptare.

Konispoli mbetet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i mandarinës në vend, duke punësuar kështu me qindra persona çdo vit në muajt nëntor e dhjetor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us