Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës në Greqi.
Sipas mediave në shtetin fqinj, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
Raportohet se i dënuari shqiptar është pa ndjenja në qeli.
Shqiptarët duan të ikin, Anketa: 13 për qind me plane konkrete emigrimi!
Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.
Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.