Një shqiptar debuton te kombëtarja e Meksikës

Mattheo Dimareli po bëhet një nga emrat më të diskutuar në futbollin e të rinjve përtej oqeanit. I lindur në Shtetet e Bashkuara nga një nënë meksikane dhe një baba shqiptar, 16-vjeçari po tërheq vëmendjen e mediave për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe historinë e veçantë familjare.

Anësori i majtë, i njohur për shpejtësinë, shkëlqimin teknik dhe goditjet e fuqishme, po luan ndeshjet e tij të para me kombëtaren e Meksikës në nivel të të rinjve. Vetëm disa ditë më parë, Dimareli realizoi golin e tij të parë me fanellën meksikane në përballjen kundër Kosta Rikës, duke shkëlqyer në debutim dhe duke marrë vlerësime të shumta

Aktualisht, futbollisti që mund të përfaqësojë edhe kombëtaren kuqezi është pjesë e akademisë së Houston Dynamo në MLS, ku ka spikatur shpejt si një talent në shpërthim e sipër, duke u konsideruar një prej lojtarëve më premtues të gjeneratës së tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Por ajo që e bën edhe më të veçantë sulmuesin është fakti se në të ardhmen mund të përfaqësojë katër kombëtare: Meksikën, SHBA-të, Shqipërinë ose Greqinë

E ardhmja e tij ndërkombëtare mbetet e hapur, ndërsa paraqitjet e fundit tregojnë se ky emër pritet të dëgjohet gjatë në vitet në vijim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us