Një shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Nea Joni, në Volos të Greqisë.
45-vjeçari është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij, të cilët ishin shqetësuar pasi nuk u përgjigjej në telefon.
Mediat greke shkruajnë se trupi i tij është dërguar në morg, ku pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak orë pasi një 56-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje nga një person i maskuar pranë banesës së tij në Greqi.
Ky i fundit dyshohet se ishte i implikuar në trafikun e 1 kilogram heroinë kohë më parë, dhe se vrasja e tij mund të jetë urdhëruar nga brenda një burgu në Greqi.