Noka sulmon Salianjin: Minjtë e nuhasin të parët tërmetin. Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë, kjo është anarki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Ervin Salianji ka kaluar disa vija të kuqe dhe se PD nuk do të lejojë kurrë që elementë të krimit të organizuar të kenë ndikim tek ajo.

Noka tha se personazhe të botës së krimit duan të kenë ndikim në PD, pasi e kuptojnë që socialistët po bien nga pushteti. “Tërmetin e nuhasin minjtë të parët dhe ndryshimet e mëdha politike i nuhasin kriminelët përpara se t’i nuhasin politikanët. Tani, ata që kontrollojnë gjithçka tek PS dhe qeveria, duan të  të ket kenë ndikimin e tyre këtu. Jo, PD-ja ka një vit të kuqe. Po kartelet e kuqe. Ergysi apo Sueli nuk kanë për të pasur kurrë as ndikim dhe as akses në PD. Kjo është kjo është vija e kuqe”, shtoi Noka.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us