Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar protestën e mbajtur një ditë më parë përballë Kryeministrisë. Ai u shpreh në një intervistë në “Top News” se protesta e djeshme pasqyroi qartë mosbesimin e thellë që ekziston edhe brenda vetë radhëve të Partisë Demokratike, duke theksuar se nëse nuk besojnë deputetët, atëhere nuk ka se çfarë të pritet nga qytetarët.
“Po ça të presësh kur nuk besojnë deputetët që janë rrethi më i ngushtë çfarë pret nga qytetarët? Nuk ke çfarë te thuash, ajo ishte protestë. Unë ndjej keqardhje ku është katandisur PD dhe nuk e kam thënë e kam thënë ka kohë, me vite. E di pse u bënë vite? Nëse do të hapni arkivat më 9 shtator unë kam dalë i parë dhe kam kërkuar sakrificën që duhet të bëjë Berisha dhe familja e tij për të shpëtuar partinë demokratike.
Kush është kundër meje e kush flet më bukur, kush është servil, e kush do më zere vendin. Foltorja numër 1 që bëri Berisha ngjalli shpresë, por u deformua totalisht. Aty ka njerëz që nuk i votojnë as njerëzit e vet. Pse nuk fitojnë në Kavajë m ? Pse nuk ka banda në Kavajë, por janë njerëzit aty. Fitoi në Fushë-Krujë, aty janë bandat më të mëdha. Edhe Berisha nuk duhet të largohet, duhet të jetë Ervin Salianji, Tabaku, Aliahmeti figura që nuk kanë njolla.”, tha Sula.





